Sot bëhen 22 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë që e bëri bashkë me shokët e vet.
Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963.
Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
Për t’ju njohur më mirë me jetën e heroit të Kosovës këto janë 6 fakte nga jeta e tij që ndoshta s’i keni ditur:
1. Heroi Ramadani, ka qenë edhe poet
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim.
2. Ka qenë ushtarak në Zvicër.
Atje ka jetuar si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer.
3. Përveç Akademisë ushtarake Agim Ramadani në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.
4. Ai ishte edhe piktor.
Si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci.
5. Në luftë u njoh me emrin Katana.
Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit e tani deputeti Anton Quni ka treguar mbi kuptimin e fjalës Katana, nofkë me të cilën njihej komandanti legjendar Agim Ramadani.
“KATANA është shpatë sulmuese e samurajve të lashtë japonez.
KATANA është unike në botën e shpatave, armë perfekte.
KATANA veçohet me tri veti: fortesia, pathyeshmëria dhe mprehtësia.
KATANA ndjehej si art dhe si armë.
KATANA ishte nderi i luftëtarëve të lashtë.
KATANA edhe sot konsiderohet fshehtësi e pazbërthyer.
Sa e ngjajshme me shpirtin e Agim Ramadanit!”
Agim Ramadani Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare.
6. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000.
Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.