Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tiranë.
Sipas policisë, më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M. 22 vjeç.
Dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë (e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.