Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 21 raste me coronavirus, ndërsa 10 të tjerë janë shëruar.
Nga 267 mostra të marra ng IKSHKP-ja, 21 pra kanë rezultuar pozitiv duke arritur kështu numri i të prekurve në 1025, ndërsa i të shëruarve 782, shkruan Reporteri.net
Njoftimi i plotë:
NJËZET E NJË RASTE ME COVID-19 DHE DHJETË TË SHËRUAR!
Sot më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga
Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 21 raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).
Sot më 22 maj 2020, janë shëruar 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 782 raste.














