Sprovë për besimtarët myslimanë në mbarë botën: agjërimi i përditshëm gjatë Ramazanit mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik favorizon sëmundjen.
Pandemia e Coronës është një sprovë e vërtetë për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Sepse nga pasojat e saj preken tri nga pesë shtyllat e besimit islam: shumë vende e kanë kufizuar lirinë e tubimeve dhe xhamitë janë të mbyllura.
Pelegrinazhet për në Mekë aktualisht nuk lejohen, pasi Arabia Saudite e ka mbyllur vendin e shenjtë për momentin. Dhe tani është në rrezik edhe Ramazan.
Periudha njëmujore e agjërimit islam fillon të enjten më 23 prill.
Gjatë Ramazanit muslimanët lejohen të hanë dhe të pinë vetëm në mbrëmje dhe natën. Për shkak të përhapjes së shpejtë të virusit të Coronës agjërimi “normal” vështirë se duket i mundur për momentin.
Sepse heqja e përditshme dorë nga ushqimi mund të nxisë shpërthimin e COVID-19, sepse stresi fizik mund të favorizojë sëmundjen.
Sidoqoftë agjërimi vlen vetëm për aq kohë sa shëndeti nuk rrezikohet – njerëzit e sëmurë dhe të dobët, si dhe gratë shtatzëna, përjashtohen nga rregulli i mbajtjes së Ramazanit. Dhe ky përjashtim madje mund të bëhet rregull për të gjithë në vitin 2020.