• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë – Aliaj: Vetëm 10 raste duke u gjykuar

03/04/2021 - 06:28:51
20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë – Aliaj: Vetëm 10 raste duke u gjykuar

Hulumtuesi nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amar Alija ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se janë gjithsej 10 raste që po gjykohen për krime lufte në Kosovë.

Sipas Aliajt vetëm gjatë vitit 2020 dhe fillim vitit 2021 janë proceduar katër aktgjykime për rastet e krimeve të luftës.

Lexo më shumë

Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
22
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
4

“Sa i përket rasteve të cilat janë duke u gjykuar në total janë 10. Këtu përfshihet edhe shkalla e parë dhe e dytë, pra edhe ato lëndë që janë duke u shqyrtuar në shqyrtimin kryesor po edhe ato ndaj të cilave janë parashtruar ankesa në shkallën e dytë”, është shprehur ai.

“Prej 10 rasteve të sipërpërmendura tre janë shqiptarë dhe pesë serbë. Sa i përket dënimit për krime të luftës brenda vitit 2020 dhe fillimi i vitit 2021 kanë qenë katër aktgjykime. Kemi pasur aktgjykimin e formës së prerë ndaj Dako Dasqit me 11 vjet burgim, e kemi pasur Nenad Arshiq në shkallën e parë me gjashtë vite burgim, pastaj Zoran Gjokiq me 12 vite burgim si dhe para një jave e kemi pasur Zllatan Kersiq dhe Destan Shabanaj i pari është dënuar me 14 vite e 6 muaj burgim kurse i dyti me 7 vite burgim. Pra këto janë dënimet për krime lufte që janë shpallur kohëve të fundit”, ka shtuar ai.

Por sipas hulumtuesit, Aliaj marrë parasysh që kanë kaluar mbi 20 vite prej luftës së fundit në Kosovë, numri i gjykimeve për krime është i ulët.

“Duke pas parasysh se ka kaluar më shumë se 20 vite dhe nuk kemi ndonjë numër shumë të madh të personave të dënuar ku nga të gjitha institucionet edhe kosovare edhe ndërkombëtare dhe nga shtetet e rajonit të cilat i kanë gjykuar krimet e luftës në total janë dënuar diku 67 persona, pra nuk është e mjaftueshme në krahasim me numrin e viktimave sidomos atyre civile që kanë humbur jetën apo janë vrarë gjatë konfliktit të armatosur”, ka thënë ai.

Aliaj pret që Qeveria e re e vendit ta ketë në fokus të bisedimeve me Serbinë çështjen e bashkëpunimit juridik.

“Nga Qeveria e re presim që çështjen e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Serbisë të jetë një nga prioritet në dialog mes këtyre dy shteteve për arsye se pengesa më e madhe në këto procese është mosbashkëpunimi juridik mes Kosovës dhe Serbisë. Pas përfundimit të konfliktit të armatosur personat të cilët kanë bërë krime sidomos ato që kanë pjesëtar të ushtrisë të Republikës Federative Jugosllave dhe pjesëtarët e Policisë Serbe janë larguar nga territori i Kosovës dhe shumica prej tyre janë të pakapshëm për gjyqësorin kosovar. Nëse ne nuk kemi një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në këtë aspekt atëherë me vite të tëra ne do të kemi pengesa dhe numër të vogël të atyre që procedohen për krime lufte”, ka thënë ai.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Poashtu Aliaj ka njoftuar se në Prokurorinë Speciale janë të angazhuar katër prokurorë special që merren me krime lufte, në Gjykatën Themelore 12 gjyqtarë dhe në Gjykatën e Apelit tetë gjyqtarë.

“Prokuroria Speciale para disa viteve e ka krijuar departamentin për krimet e luftës, ku në këtë departament tanimë janë të angazhuar katër prokuror special të cilët do të merren ekskluzivisht vetëm me krimet e luftës, pra së fundmi poashtu janë krijuar edhe departamente speciale në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në këtë departament janë të angazhuar 12 gjyqtar ku njëri prej tyre është caktuar si ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës. Poashtu edhe në Gjykatën e Apelit kemi tetë gjyqtar në departamentin special të cilët përpos rasteve tjera merren edhe me rastet e krimeve të luftës, pra këta gjyqtarë pranojnë aktakuza nga Prokuroria Speciale”.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Këto janë kundërshtimet e Putinit ndaj planit Amerika të armëpushimit?
Lajme

Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta

September 14, 2025
22
Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
Lajme

Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale

September 14, 2025
4
Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica
Lajme

Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica

September 13, 2025
3
Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë – pranë Amerikës me aleancë të palëkundur
Lajme

Sokol Haliti: Kosova ka vetëm një rrugë – pranë Amerikës me aleancë të palëkundur

September 13, 2025
8
Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende një rezolute për shkeljet në Hagë
Lajme

“Shqipëria nuk ndalet”: Presidenca Daneze e BE-së e fton të martën ti hapin 4 kapituj negociatash

September 13, 2025
11
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

I arrestuari për krime lufte dyshohet për vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri

September 13, 2025
6
Next Post
Haradinaj: Kujtojmë të rënët në Kralan – njëmbëdhjetë prej tyre të mitur

Haradinaj: Kujtojmë të rënët në Kralan – njëmbëdhjetë prej tyre të mitur

Më të fundit

  • Droni rus futët 10 kilometra në hapësirën ajrore rumune qëndroi për 50 minuta
  • Sot protestohet në Hagë në kundër Gjykatës Speciale
  • Arian Tahiri e hap fushatën për Mitrovicën: Besoni tek unë, ashtu siç unë besoj te Mitrovica
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi