Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se 2 persona në rajonin e Prishtinës janë zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit, dje rreth orës 11:30 në Fushë-Kosovë, është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Po ashtu, dje rreth orës 17:00 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer