Vijon të rëndohet bilanci i viktimave të tërmetit të rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
Raportohet se tashmë numërohen 18 persona të vdekur.
Ndërsa, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë në spitale ka kaluar 600.
Për fat të keq ka ende persona të mbetur nën rrënoja.
Personi i fundit që u nxorr i pajetë ishte një i ri nga Kosova.