Një adoleshent shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencë në spitalin e Firences në Itali pasi dita e tij e parë e shkollës i nisi tragjikisht. 16 vjeçari është rrëzuar nga tarraca e ndërtesës së vjetër që ishte përshtatur si një shkollë për nxënësit.
Raportohet se instituti profesional “Buitoni” ku adoleshenti shkon, është duke u rikonstruktuar.
Policia është duke u përpjekur të kuptojë se pse adoleshenti hipi në bordurën e tarracës, e cila u shemb vetëm nga pesha e trupit të tij.
Si pasojë, 16 vjeçari ra nga një lartësi prej 6 metrash. Ai ndodhet në qendrën e Traumës pasi ka pësuar fraktura dhe trauma.