Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 254 raste të reja me koronavirus, nga 2160 teste të kryera.
Në total, numri i të infektuarve është 99,285.
Po ashtu, janë regjistruar edhe 16 raste fatale e 151 persona të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, bilanci i viktimave është 3,063.
Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 519.985 testime për COVID-19, ku 102.482 janë infektuar.