Autoritetet e Uruguait njoftuan se e kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi rekorde prej 4400 kilogramësh të kokainës. Kjo është sasia më e madhe e drogës që është gjetur nga policia në historinë e këtij shteti.
Droga e shtrenjtë u konfiskua pas një operacioni të përbashkët mes zyrtarëve të doganave dhe forcave detare në portin e Montevideo-s. E tërë sasia ishte planifikuar të dërgohej në Togo.
Sasia e konfiskuar e drogës në tregun me pakicë do të shitej për 1 miliard dollarë, thanë zyrtarët.
Uruguai vazhdimisht po përdoret si vend transit për transportimin e drogës nga Amerika Latine drejt Afrikës dhe Evropës.
Rekordi i mëparshëm i sasisë më të madhe të drogës të gjetur nga policia ishte shënuar në nëntor, kur autoritetet i sekuestruan tre tonë kokainë në Montevideo. Kjo drogë ishte planifikuar të dërgohej në Spanjë, shkruan “BBC”,