Më shumë se 130 mijë njerëz janë shpërngulur nga zonat rurale rreth qyteteve ne veri-linde te Sirisë, si pasojë e luftimeve që janë duke zhvilluar në këtë pjesë nga Turqia dhe forcat kurde.
Sipas Reuters kështu thuhet në një deklaratë të OKB-së, transmeton Klan Kosova.
Agjensitë e ndihmës thanë se deri në 400 mijë civil në zonën e konfliktit sirian mund të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje në periudhën e ardhshme.
Ushtria turke filloi ofensivën pasi presidenti amerikan, Donald Trump, bisedoi përmes telefonit me homologun, Tayip Erdogan, dhe tërhoqi trupat amerikane nga Siria të cilët kishin luftuar përkrah forcave kurde.