Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së re – mbi 110 ditë pas ditës së mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.
Afati kushtetues për formimin e qeverisë ka filluar të rrjedhë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka edhe 13 ditë kohë për formimin e qeverisë.
Kurti, përmes një video-mesazhi, dje ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje.