61 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
32 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërkaq 12 nga ta siç njoftohet janë në gjendje më të rëndë, kurse të tjerët janë stabil, transmeton Klan Kosova.
“Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19”, thuhet në njoftim.