Dymbëdhjetë infermierë, të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës janë bashkëngjitur Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, si ndihmë në luftën ndaj koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që bashkëpunimi institucional në luftimin e pandemisë po jep rezultate.
“Kjo është një dëshmi konkrete se FSK-ja sikurse edhe Batalioni i Mjekësisë në kuadër të FSK-së ka kapacitete mjekësore dhe logjistike për të ndihmuar në çfarëdo situatë. Në momente të vështira kemi pranë djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë në gatishmëri të plotë për t´u vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve”.
“E falënderova Shkëlzen Sylën, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional, sikurse dhe Valbon Krasniqin, drejtorin e përgjithshëm të ShSKUK-së”, ka thënë Zemaj.