Edhe 113 raste të reja janë shënuar në Kosovë me koronavirus në Kosovë, në 266 mostra të realizuara, shkruan Gazeta Metro.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 36 raste, komuna e Ferizajt 15 raste, komuna e Gjilanit 12 raste, komuna e Prizrenit 11 raste, komuna e Mitrovicës 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 6 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Drenasit 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
Kurse janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293.