Momentalisht, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 53 pacientë të prekur me COVID-19,
Sipas raportit të fundit të publikuar nga ky spital, gjashtë prej tyre janë në respiratorë, 38 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Tre pacientë të cilët po trajtoheshin në këtë spital, janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.