Drejtori i Drejtorisë Rajonale të policisë në Prizren, Faton Alija thotë se nga regjionet e Gjakovës, Ferizajt dhe Prishtinës kanë marrë përforcime me zyrtarë policorë.
Alija thotë se kjo drejtori tashmë numëron 13 zyrtarë policorë të infektuar me Covid-19.
“Për fat të mirë asnjëri nga ta nuk kanë ankesa sa i përket gjendjes shëndetësoreDrejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se rreth 100 zyrtarë policorë janë izoluar për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19.Ai ka thënë se stacioni megjithatë punon me kapacitete të plota pasi janë transferuar punëtorë nga stacione tjera rajonale.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit thotë se pavarësisht vendimeve nga institucionet, në Prizren zyrtarët policorë do të vazhdojnë të punojnë me orar 12 orë deri në zbutjen e situatës.