Në këto ditë kur e gjitha bota po përballet me një situatë aspak të lehtë nga pandemia COVID-19, jeta edhe më e vështirë bëhet për nevojtarët.
Por për t’iu dalë në ndihmë të gjithë familjeve nevojtare anembanë Kosovës po përkujdesen Shoqata Jetimët e Ballkanit, në krye me Halil
Kastrati.
Edhe sot ata realizuan një aksion humanitar ku u ndihmuan 50 familje nevojtare në komunën e Drenasit, shkruan Indeksonline.
Gjithashtu u bë e ditur se sot do të vazhdohet ndihma edhe për 10 familje në komunën e Skenderajt.