• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

100 ditshi i Qeverisë Kurti: Ky është ndryshimi i vetëm me qeveritë e tjera

11/05/2020 - 13:06:00
100 ditshi i Qeverisë Kurti: Ky është ndryshimi i vetëm me qeveritë e tjera

Qeveria Kurti, e formuar më 3 shkurt të këtij viti, nesër mbërrin në 100 ditëshin e saj. Megjithëse i mori 119 ditë negociata për t’u formuar – nga 7 tetori e deri më 2 shkurt – ajo i mbijetoi shkarkimit veç 53 ditë, për ta kaluar pjesën tjetër si qeveri e shkarkuar.

GazetaExpress iu sjell artikullin e parë përmbledhës për 100 ditëshin e qeverisë që u zotua për ndryshim.

Lexo më shumë

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
2
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
0

Votimi i Albin Kurtit për kryeministër më 3 shkurt gëzoi jo vetëm mbështetësit e Vetëvendosjes por edhe shumë qytetarë të tjerë të zhgënjyer e të pakënaqur me qeveritë e kaluara. PDK-ja mbeti në opozitë, ashtu siç mbetën edhe AAK-ja e Nisma.

Formimit të qeverisë Kurti do t’i paraprinte një zhvillim domethënës në Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo parti po e ndërronte një nen në statutin e saj që i kërkonte kryetarit të partisë dorëheqjen nëse zgjidhej kryeministër. Në vend se të heqte dorë Kurti si kryetar partie, u hoq neni nga statuti.

VV-ja e dikurshme besonte që kryeministri duke qenë edhe kryetar i filan partisë, do t’i shërbente asaj partie më shumë se sa vendit. Kështu edhe ndodhi.

Kurti u bë më shumë ‘kryeministër’ i Vetëvendosjes se sa kryeministër i Kosovës. Në këtë formë, kjo parti politike me të ardhur në pushtet e përdori qeverinë thjesht si ‘podium’ për fushatën e pashpallur elektorale.

Në vend të punës konkrete, kryeministri Kurti me vartësit në qeveri nga partia e tij iu rrekën një pune të gjatë me intervista, konferenca për shtyp, statuse në rrjete sociale e të ngjashme.

Zyrtarët e lartë të Vetëvendosjes në qeveri, përfshirë kryeministrin Kurti, e rritën në përmasa të jashtëzakonshme përdorimin e gjuhës së urrejtjes e mosdurimit dhe mobilizuan aktivistët e militantët në rrjete sociale.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kryeministri Kurti nuk do të reshte së përmenduri një konspiracion të paprovuar sipas së cilit ishte arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, e e cila do të ndante Kosovën. Madje, nuk do të mjaftonte as deklarata e tre diplomatëve amerikanë, Palmer, Grenell e Kosnett, që ky konspiracion të merrte fund.

Kjo shkaktoi edhe rrëzimin e Qeverisë. Ani që Kurti shkeli zotimin e tij qysh në muajin shkurt për heqje të taksës PORSA të vendosej reciprociteti – duke deklaruar se taksa mund të hiqej plotësisht më 1 prill ndërkohë që reciprociteti do të vendosej vetëm më 15 qershor – ai provoi të luante me kartën e një politikani parimor.

Dhe kjo ‘parimësi’ elektorale i kushtoi Kosovës me rrezikim serioz të raporteve historike me ShBA-në.
Por, çka në të vërtetë ndryshoi gjatë kësaj periudhe?

Një kryeministër i ri, me oratori të zhvilluar, me emër e mbiemër të ri, por me ide të moçme.

Kurti nuk propozoi asnjë alternativë për marrëveshjen e Kosovës me Serbinë ndërkohë që vazhdoi të kundërshtonte gjithçka tjetër që ofrohej. Ai në fakt kërkoi që të bëheshin më shumë negociata me Serbinë – megjithëse dikur ishte rreptësisht kundër tyre.

Por, Kosova mbeti e bllokuar, ashtu siç kishte qenë edhe në të kaluarën me çështje si “demarkacioni me Malin e Zi”, “asociacioni i komunave me shumicë serbe” dhe tema të tjera që do të ndeznin pasione nacionaliste.

Meqë nuk kishte ndryshim sa i përket dialogut, ku qëndronte ky ndryshim?

Sa i përket ekonomisë, Kurti me fjalët e tij i kishte dhënë goditje një gjëje të tillë. Në ekspozenë e tij para se të votohej si kryeministër, në foltoren e Kuvendit më 3 shkurt, ai premtoi një buxhet prej 3 miliardësh brenda katër viteve të mandatit të tij.

Pooor, megjithëse shuma 3 miliardëshe mund t’i duket e madhe dikujt, ajo në fakt përbënte ritëm më të ulët të rritjes së buxhetit se sa realizimi që e kishin bërë kryeministrat e mëhershëm, Mustafa, Haradinaj e Thaçi.

Në vitin 2008, Kosova e kishte një buxhet prej 815 milionësh. Në vitin 2014, buxheti ishte 1 miliard e 590 milionë. Në vitin 2017 ishte 2 miliardë. Në vitin 2019 ai ishte 2,3 miliardë.

Meriton të thuhet edhe se qeveritë e kaluara (me dallime) ishin karakterizuar nga shpenzimet e mëdha publike, skemat sociale në zgjerim e sipër, projektet e mëdha kapitale si autostradat dhe natyrisht korrupsioni endemik.

Kosova, për fatin e saj të keq, nuk e kishte një qeveri ndryshe gjatë këtyre 100 ditëve. E kishte një qeveri që dukej ndryshe. Një dukje e prodhuar nga arsenali i jashtëzakonshëm i saj në rrjetet sociale dhe nëpër media.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Hetimet në Serbi për Banjskën, çfarë po ndodhë me Radojiçiqin
Lajme

Vazhdon seanca për rastin “Banjska”

June 12, 2025
2
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar

June 12, 2025
0
S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
Lajme

S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë

June 12, 2025
0
Nga fillimi i luftë e deri te pushtimi i Çernobilit, krejt çka ndodhi deri tash në Ukrainë
Bota

Ukraina e ka kërcënuar Hungarinën me luftë

June 12, 2025
63
Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave
Ekonomia

Sot e nesër ndalohet udhëtimi me tren, punëtorët në grevë për shkak të pagave

June 12, 2025
5
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Zhduket një burrë në Pejë, policia nis hetimet

June 12, 2025
8
Next Post
Anulohen fluturimet e datës 13 maj

Anulohen fluturimet e datës 13 maj

Më të fundit

  • Vazhdon seanca për rastin “Banjska”
  • U qëllua me dy plumba në kokë, vdes ish-polici shqiptar
  • S’ka më festë të Vidovdanit me flamuj e simbole serbe në Kosovë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi