• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

10 jetë të humbura për tri ditë, kronika e zezë e një fundjave Gushti

24/08/2021 - 12:35:18
10 jetë të humbura për tri ditë, kronika e zezë e një fundjave Gushti

Këtë të shtunë, në mëngjes, një 25 vjeçar u gjet i vrarë nga kalimtarët e rastit në Babicë të Vlorës. Xhuljano Bullari, me origjinë nga Elbasani dhe me banim në Tiranë ishte brenda makinës së kushërirës së vet kur u zbulua në orët e para të mëngjesit. Autorët kishin lëshuar tre plumba, njëri prej të cilëve në kokën e viktimës. Viktima ishte me precedent penalë, kishte bërë dy vjet burg për futjen e paligjshme të emigrantëve sirianë në territorin shqiptar. Vrasja sipas ekspertëve ishte kryer një natë më parë (rreth orës 21.00 të një dite më parë) dhe deri tani është pa autor. Dyshohet se është nxjerrë në pritë nga njerëz të njohur të vet. Babai i viktimës e mori vesh emrin e të vrarit në transmetim live në Televizion dhe u lëshua në të qara e të bërtitura.

Dy makina u aksidentuan rëndë në aksin e famshëm Fier –Levan. Makinat ishin njëra me targa të Kosovës ndërsa tjetra me targa të Korçës dhe u shkatërruan plotësisht. Tri gra, u dëmtuan rëndë, dy prej të cilave ishin nënë e bijë nga Kosova. Të plagosurat u shtruan në Spitalin e Fierit.

Lexo më shumë

7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun

Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin

June 15, 2025
14
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh

Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati

June 15, 2025
40

E diela nisi me një lajm të trishtë nga Greqia. Një djalë i moshës 9-10 vjeç, duke lozur me kalamanjtë diku afër shtëpisë së vet bie në kontakt me energjinë elektrike dhe humb jetën.

Dy pushues të moshuar nga Maqedonia e Veriut, në plazhin e Spillesë – Kavajë, mbyten në det. Shkak ishin dallgët e shumta por edhe mungesa e rojës bregdetare. Ngjarja ndodhi midis orës 11.00 dhe 12.00.

Në të njëjtn kohë por 200 km më larg, në Velipojë të Shkodrës mbyetet në det Hasan Hysenaj nga Kosova. Mosha 59 vjeç. Shkak përsëri dallgët e shumta dhe mungesa e rojes bregdetare.

Tre orë më vonë, rreth orës 14.00, në rrugën e Marinzës –Fier, një makinë del nga rruga dhe bie në kanal. Makina u gjet me GPS pasi askush nuk e kishte parë momentin e aksidentit. Viktimat e këtij aksidenti ishin Shkëlqim Begaj 54 vjeç dhe Elior Lagaj 36 vjeç, punonjës të një komanie sigurie.

Pas festimeve të pelegrinazhit në malin e Tomorit –Berat gjatë kthimit. Një makinë me dy të rinj bie nga ura në humnerë. Fati është me ta, mrekullia i shpëton…

Një tragjedi tjetër shmanget në Spille. Një çift i ri shpëtohet nga mbytja nga roja bregdetare Festim Sula. Ngjarja ndodh sërish në Spille të Kavajës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Një makinë tip Benz humb kontrollin në qytetin e Beratit dhe përfundon në brendësi të një dyqani. Katër kalimtarë të rastit që po ecnin në trotuar dëmtohen rëndë, njëri prej tyre humb jetën. Viktima quhet Leonard Rrapi dhe ishte 30 vjeç.

Të plagosur janë Abaz Kaballi, 60-vjeç, Astrit Veliu, 23-vjeç, Tahir Redhi, 30-vjeç dhe Robert Sadikaj sapo ishin kthyer nga pelegrinazhi në malin e Tomorrit dhe po bënin një xhiro në Berat në momentin që u përplasën.

Në Spitalin e Ferizajt një makinë me dy të rinj dorëzojnë trupin pajetë të një 18 vjeçareje. Ishte Marigona Osmani, bashkëshortja e njërit prej tyre që e kishte rrahur për vdekje. Ngjarja pati jehonë të madhe në të gjithë hapësirën shqipfolëse. Kriminelët janë arrestuar.

Dje rreth orës 22.00 të mbrëmjes, në qendër të qytetit të Lushnjës, në një kafene plot me njerëz mes të cilëve plot gra e fëmijë, nga një makinë në lëvizje qëllohet me breshëri të zgjatura kallashnikovi. Mbetet i vrarë pronari i kafenesë Bledar Muça dhe plagosën 4 klientë të lokalit. Atentati ishte terrorizues për të gjithë. Ora, vendi dhe mënyra e zgjedhur për të vrarë ishte terroriste…

Në përfundim të këtyre tri ditëve humbën jetën për arsye jonatyrale një fëmijë 10 vjeç (Greqi, korent), Marigona Osmani 18 vjeçare në Ferizaj( vrasje, masakrim), Xhuljano Bullari 25 vjeç (Vlorë, atentat), i riu 30 vjeçar Leonard Rrapi (kalimtar, aksident Berat) Shkëlqim Begaj (54 vjeç) dhe Elior Lagaj (39 vjeç) në Marinzë (aksident automobilistik), Hasan Hysenaj nga Kosova u mbyt në Velipojë (59 vjeç), dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut të moshës mbi 70 vjeç u mbytën në Spilled he mbrëmë, i fundit, Bledar Muça, 34 vjeç i vrarë në atentat mafioz. Pra 10 jetë të humbura nga krimi ose aksidenti.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin

June 15, 2025
14
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati

June 15, 2025
40
Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran
Bota

Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran

June 15, 2025
40
Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
Lajme

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
19
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
161
Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
Lajme

Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

June 14, 2025
157
Next Post
Ish-drejtori i suksesshem i PDK-së Ukë Seliamj, kandidat për asamblenë e Pejës ( video)

Ish-drejtori i suksesshem i PDK-së Ukë Seliamj, kandidat për asamblenë e Pejës ( video)

Më të fundit

  • Sot Cirku i 32-të, deputetët mblidhen për konstituimin
  • Trump: Ushtria jonë është më e egra dhe jemi gati
  • Erdogan e thërret botën të ndërhyrje në tensionet Izrael-Iran
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi