Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan personin me inicialet J.S., nën dyshimet për veprën penale fajde.
I dyshuari i kishte dhënë një personi tjetër 30 mijë euro dhe sipas marrëveshjes, ky i fundit duhej t’i kthente 39 mijë euro.
Sot me urdhëresë së Gjykatës kompetente, është kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarit, me ç’rast i dyshuari J.S. është shoqëruar në polici, dhe është intervistuar në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.
Pas përfundimit të intervistës, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Në lidhje me çështjen penale do të zhvillohen edhe procedura tjera hetimore.