Kreu i VV-së Albin Kurti, është ftuar nga qeveria aktuale që të diskutojë për dialogun e ardhshëm me Serbinë.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se nuk i janë përgjigjur kësaj ftese, sepse nuk do të jenë pjesë e këtyre takimeve.
Postimi i plotë:
Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kemi pranuar një letër para dy ditësh ku ftohej Kryetari i LVV, Albin Kurti që të diskutojë me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e varur dhe mundësuar nga votat e Listës Serbe dhe e formuar nga Thaçi e për të si dhe një qeveri që ia heq shtetit të Kosovës reciprocitetin me Serbinë nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk i jemi përgjigjur asaj ftese sepse nuk do të jemi pjesë të këtyre takimeve.