Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një helmimi nga ushqimi.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku theksohet se ankuesi mashkull ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi në restorant dhe e njëjta është varrosur me datën 05.10.2021, pa u bërë obduksion.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe me urdhër të tij ka filluar procedurat hetimore dhe është iniciuar rasti si më lartë.
Ngjarja është raportuar në qytetin e Prishtinës.