Një person është arrestuar në Drenas pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.