Vdekja e Astrit Deharit po vazhdon të diskutohet nga opozita parlamentare.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra ka thënë që vetë Lëvizja Vetëvendosje e ka shfrytëzuar vdekjen e Astrit Deharit dhe ajo duhet ta zbardhë atë.
Ajo ka thënë se dje në seancën ku u formua Qeveria e re, prindërit e aktivistit të VV’së Astrit Dehari, që vdiq në burgun e Prizrenit, e kanë përshëndetur kreun e PDK’së, Kadri Veselin.
Deliu thotë se VV’ja e ka keqpërdorur dhe ka abuzuar me rastin e Astrit Deharit, prandaj i takon që gjatë qeverisjes së saj të zbardhët.
“Në seancën e djeshme kanë qenë edhe prindërit e Astrit Deharit të cilët u përshëndetën nga z.Veseli. Vetëvendosje e ka shfrytëzuar dhimbjen e asaj familje që është abuzuar aq gjatë me dhimbjen e tyre, institucionet aktuale e kanë të obliguar të zbardhin, aq shumë e kanë shfrytëzuar Lëvizja Vetëvendosje saqë e kanë për obligim që të zbardhin atë”, ka thënë Deliu.