• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Vizitat në Hagë, ish-krerëve të UÇK-së për tri orë u mundësohet privatësi e plotë me familjarët

06/07/2021 - 10:43:28
Vizitat në Hagë, ish-krerëve të UÇK-së për tri orë u mundësohet privatësi e plotë me familjarët

Nga mesi i korrikut, nisin të realizohen vizitat e para në Hagë ku familjarët mund t’i takojnë ish krerët e lartë të UÇK-së, që ndodhen në qendrën e paraburgimit atje.

Po bëhen gati një vit që nuk kanë pasur takim mes vete, prandaj të paraburgosurit dhe familjet mezi kanë pritur momentin për t’u parë.

Lexo më shumë

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare

Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s

November 11, 2025
10
KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

November 11, 2025
6

Por koha e qëndrimit nuk do të jetë shumë e gjatë, shkruan Gazeta Infokus.

Dhomat e Specializuara kanë bërë me dije kohëzgjatjen e qëndrimit por edhe mundësitë që kanë të paraburgosurit për të kaluar kohë edhe vetëm me bashkëshortet e tyre.

“Një i paraburgosur lejohet të kalojë kohë me bashkëshorten ose partneren e tij dhe/ose fëmijët në një vizitë private, të paktën një herë në tre muaj, për një kohëzgjatje deri në tre orë. Vizitat private kryhen pa mbikëqyrjen e zyrtarëve të paraburgimit në një vend të përshtatshëm brenda objekteve të paraburgimit duke respektuar sigurinë dhe dinjitetin”, ka thënë zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep për Gazeta Infokus.

Gjykata do të mundësoi të akuzuarve vend të përshtatshëm ku mundë të qëndrojnë më familjaret e tyre momente private.

“Zakonisht, kohëzgjatja e një vizite individuale është për aq kohë sa palët e dëshirojnë atë brenda orëve të vizitës. Sidoqoftë, duke marrë parasysh kërkesat e zakonshme dhe të arsyeshme të paraburgimit, zyrtari kryesor i paraburgimit mund të vendos kufizime të arsyeshme për vizitat, përfshirë kufizimet në kohën, numrin dhe kohëzgjatjen, bazuar në orarin ditor të Objekteve të Paraburgimit (përfshirë vizitat tjera të planifikuara), dhe disponueshmërinë e stafit dhe të pajisjeve”, kanë bërë të ditur nga Dhomat e Specilaiuara.

E familjareve do të lejohen vizitat nga 15 korriku i këtij viti.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Të gjithë të paraburgosurit kanë mundësi të arsyeshme për mbajtjen e marrëdhënieve personale me të tjerët, përfshirë edhe vizitat nga anëtarët e familjes. Bazuar në këshillat e azhurnuara mjekësore, dhe pas një fushate të suksesshme vaksinimi në Objektet e Paraburgimit masat kundër COVID-19 që aplikohen në Objektet e Paraburgimit po hiqen gradualisht dhe në mënyrë progresive. Vizitat familjare personale nga bashkëshortet ose partneret, prindërit, fëmijët dhe vëllezërit ose motrat e të paraburgosurve do të rinisin nga data 15 korrik 2021. Vizitat nga anëtarët tjerë të familjeve pritet të rinisin në gusht-shtator, nëse vlerësimi i fazës së parë, bazuar në këshillat e azhurnuara mjekësore, është pozitiv”, kanë deklaruar nga Dhomat e Specializuar.

Por për të takuar të akuzuarit në Hagë, familjaret duhet të ndjekin një serë procedurash.

“Çdo vizitor personal është i detyruar të paraqes kërkesë për të marrë një leje vizite në mënyrë që të vizitojë një të paraburgosur dhe të veprojë në përputhje me të gjitha kërkesat përkatëse të sigurisë. Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit lehtëson vizitat familjare me të afërm të ngushtë duke aplikuar procedura të thjeshtuara të vizitave. Një i afërm i ngushtë mund të paraqes kërkesë për leje vjetore për të vizituar një të paraburgosur. Nëse kërkesa për leje vjetore miratohet nga zyrtari kryesor i paraburgimit, i afërmi i ngushtë nuk është i detyruar të bëjë sërish kërkesë për të vizituar një të paraburgosur deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së lejes së miratuar”, thuhet mes tjerash në përgjigjet e tyre.

Kështu sipas tyre për të marrë një leje të tillë, të afërmit mund të kontaktojnë Zyrën Administrative përmes postës elektronike. Kërkesa për leje duhet të bëhet të paktën 10 ditë kalendarike para vizitës së parë. Kur bëhet kërkesa për leje vjetore, i afërmi i ngushtë duhet të paraqes në Zyrën Administrative formularin e kërkesës me shkrim, të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar, duke përfshirë edhe një kopje të faqes së pasaportës së vet që ka fotografinë dhe informacion e dokumentacion të mjaftueshëm që vërtetojnë se vizitori është i afërm i ngushtë i të paraburgosurit.

Përveç kësaj, personat që kërkojnë vizë për të hyrë në territorin e Holandës duhet të paraqesin një kërkesë për vizitë të paktën tre javë para vizitës së planifikuar, dhe të informojnë Njësinë e Menaxhimit të Paraburgimit për nevojën e vizë

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

“Hakmarrja” e Putinit ndaj Ramës! Dëbohet diplomatja shqiptare
Lajme

Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s

November 11, 2025
10
KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Lajme

KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare

November 11, 2025
6
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Suspendohen katër policë në Podujevë, i keqtrajtuan dy qytetarë – njëri i mitur

November 11, 2025
9
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

November 11, 2025
8
Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?
Lajme

Christopher Hill tregon në Hagë se kush deshti ta vriste Hashim Thaçin dhe pse?

November 10, 2025
5
Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës
Lajme

Hill: Kontaktin e parë me UÇK-në e kisha me Xhavit Halitin në verën e ’98-ës

November 10, 2025
13
Next Post
Vuçiq: E mbështes me entuziazëm liberalizimin e vizave për Kosovën

Vuçiq: E mbështes me entuziazëm liberalizimin e vizave për Kosovën

Më të fundit

  • Moska në alarm: Azerbajxhani me hapat e fundit drejt NATO-s
  • KQZ-ja s’ka para për zgjedhje të parakohshme parlamentare
  • Suspendohen katër policë në Podujevë, i keqtrajtuan dy qytetarë – njëri i mitur
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi