Terroristi Kujtim Fejzullahi është eliminuar nga skuadrat e specializuara të policisë austriake pas sulmit terrorist në Vjenë ku mbeten të vdekur 4 persona dhe dhjetëra të plagosur.
Një ngjarje e tillë ka tronditur botën, dhe tashmë askush në Vjenë nuk dëshiron që të varrosë trupin e Kujtim Fejzullahut, shkruan 24sata.hr.
Edhe varrezat e myslimanëve në Austri kanë refuzuar që të varrosin trupin e Kujtim Fejzullahit.
As komuniteti i Vorarlbergut në Altach nuk ka pranuar që të varrosë trupin e terroristit shqiptar.
Nga ky komuniteti thonë se askush nuk dëshiron që ta varrosë një person që vrau njerëz të pafajshëm dhe që dëmtoi të gjithë komunitetin mysliman.
“Sulmuesi është një vrasës i cili vrau viktima të pafajshme dhe kështu dëmtoi të gjithë myslimanët. Askush nuk dëshiron të varroset pranë vrasësit”, thuhet në shpjegim.