Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar sot pas hyrjes së xhandarmerisë serbe dje në territorin e fshatit Karaçevë.
Tërmkolli tha se sot do duhej të bëhej një takim me komandantin e KFOR-it, t’i dërgohej një notë proteste Serbisë e një njoftim t’i bëhej Bashkimit Evropian.
Anëtarja e LDK-së ka thënë se me këto ofensiva të Serbisë dhe provokimet e pandalshme, bisedimet nuk kanë kuptim.
Postimi i plotë:
“Dialogu i Serbisë!
Kështu si jemi, xhandarmëria serbe mund të hyjë e të dalë anë e përtej Kosovës kur të dojë! Nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe hyn në Karaçevë (Kamenicë), por kësaj radhe me sa duket ka mësyer pak më tej. Institucionet tona shtetërore, askund! Një takim urgjent me komandantin e KFOR-it do të duhej bërë sot. Një notë proteste dhe tregimi i vendit Serbisë, do të duhej bërë sot. Një njoftim DASH-it dhe BE-së do të duhej bërë sot, se me ofensivat e pandalshme të Serbisë ndaj Kosovës, si ato politike, diplomatike dhe provokimet e pandalshme policore, ku është kuptimi i bisedimeve?! Për ata që kanë iluzione, Serbia do të jetë kështu gjithnjë, madje edhe më keq nëse bëjmë sehir si deri tani. Ky është dialogu i vërtetë i Serbisë! Politika duhet të veprojë pa ndalë në të gjitha segmentet dhe nga të gjitha institucionet