Është rrëzuar një kamion në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë.
Ky aksident sipas policisë ka ndodhur në ora 07:30.
Në aksident është përfshirë vetëm një automjet, kamion.
Klankosova raporton se shoferi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa deri te aksidenti kishte ardhur, pasi dyshohet se atë e kishte zënë gjumi gjatë ngasjes.