Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, konsideron se me veprimet e fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar edhe njëherë se po bën thirrje për krijim e Shqipërisë së Madhe.
Sipas tij, qëllimi i tij i fundit është të përfundojë këtë projekt të tij, të kahershëm.
I njëjti beson se pas këtyre zhvillimeve, dukshëm është shfaqur mos interesmi i Kurtit për dialogun me Serbinë, e që sipas tij tregojnë për mungesë respekti ndaj Brukselit.
Sipas Petkoviqit, pas ëndrrave të Kurtit për një shtet të vetëm dhe të unifikuar shqiptar në Ballkan, nuk ka asgjë tjetër përveç idesë për “Shqipëri e Madhe”.