Njësiti i Hetimeve i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, ka zbatuar një urdhër-kontrollin e Gjykatës Themelore.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar:
një pushkë automatike AK47;
një karikator;
dhjetë fishekë 7.62 mm;
një granat dore M57;
një granat dore M52;
një jelek antiplumb;
një pllakë antiplumb;
një veturë me targa te huaja e cila është dërguar në doganë.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.