Mefail Rafuna, i cili ndërroi jetë dje pas një përleshje me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Lagjen e Spitalit, do të varroset nesër në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë. Aty u plagosën pesë persona, dy prej të cilëve vdiqën pasi u hospitalizuan, shkruan Express.
Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarë të tij në rrjete sociale.
“Ju njoftojme se varrimi i më të dashurit tonë, axhës, vëllait Mefail Rafunës, bëhet nesër (e shtunë) në orën 13, në varrezat e qytetit në Prishtinë”, ka shkruat Kastriot Rafuna në Facebook.