Në regjistrin për deklarimin e pasurisë, Haxhiu ka deklaruar një banesë në vlerë 60 mijë euro dhe një tokë që kushton 12 mijë e 500 euro, por që thotë se janë në pronësi të bashkëshortit.
Si pasuri të paluajtshme, ajo ka deklaruar veturën e bashkëshortit, që thotë ta ketë blerë nga kredia e që vlera e saj është 6 mijë euro.
Si para të gatshme nëpër banka ka deklaruar vetëm 60 euro të bashkëshortit, derisa ka deklaruar se ka kredi në banka në vlerë 19 mijë euro.
Të hyrat e saj vjetore sillen rreth 27 mijë euro që i merr si pagë nga Kuvendi i Kosovës, derisa bashkëshortit i saj merr rreth 4 mijë e 200 euro, si pagë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Kuvendi Komunal në Malishevë.