Të gjithë operatorët ekonomikë që rrisin çmimet e produkteve ushqimore do të përballen me ligjin.
Kështu është marrë vendim nga ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari. Udhëzimi po zbatohet nga Inspektorati i Tregut.
Kryeinspektori i tregut, Lulzim Syla në një prononcim për lajmi.net është shprehur se ka kontaktuar të gjithë drejtorët komunalë të inspektoratit lidhur me këtë çështje.
“Ne kemi marrë masa për çrregullimin e tregut nëse ka ose ngritjen e çmimeve. Unë si kryeinspektor kam kontaktuar direkt me të gjithë drejtorët komunalë të inspektorëve, po ashtu ministrja Rozeta Hajdari ka lëshuar urdhëresë se aty ku të gjinden çmimet e larta të adresohen.
Ne si inspektorë kemi bërë inspektime, vizita nëpër subjekte afariste. Ende nuk kemi hasur në ato rritje që janë përfolur”, thotë Syla.
Syla tha se bëhet fjalë vetëm për gjërat ushqimore dhe jo për farmacitë, duke shtuar se të gjitha rastet që hasen me rritje të çmimit do të procedohen në gjykata.
“Bëhet fjalë për gjërat ushqimore, nuk bëhet fjalë për farmacitë sepse me këto merret ministria e Shëndetësisë. Të gjitha këto subjekte, ose operatorë ekonomikë që kanë rritur çmimet ne të gjitha lëndët do t’i procedojmë nëpër gjykata, që nënkupton se nuk do të vlerësojmë dënime por do t’i procedojmë lëndët në Gjykatë.”, tha Syla.
Në fund, ai ka bërë të ditur se Inspektorati po punon edhe të shtunave dhe të dielave në 24 orë dhe ka bërë thirrje të gjitha restoranteve dhe bareve t’i respektojnë vendimet e nxjerra nga qeveria e Kosovës, përndryshe ka paralajmëruar dënime të mëdh