Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka deklaruar se ka një banesë në vlerë 160 mijë euro, që thotë se e ka në pronësi të përbashkët. Përveç banesës, Quni ka edhe një shtëpi të përbashkët në vlerë 200 mijë euro, dhe një oborr që kushton 12 mijë euro.
Si pasuri të paluajtshme, Quni ka deklaruar se ka një BMË X5, që ka vlerë 7 mijë euro.
Vetë ai ka 3 mijë e 200 euro para të gatshme në banka, derisa fëmijët e tij kanë 4 mijë e 600 euro. Borxhe nuk ka.
Të hyrat vjetore të tij sillen rreth 27 mijë euro. 23 mijë e 198 euro është shuma e parave që ai merr çdo vit nga Kuvendi i Kosovës, dhe rreth 3 mijë e 500 euro si pension të TMK’së.
Ndërkohë, të hyrat vjetore të fëmijëve të tij janë rreth 25 mijë euro.