shtruesi i detyrës së kryeshefit të Postës së Kosovës, Rafet Jashari po raportohet se është kërcënuar.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë thënë se deri te ngjarja ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, njoftoi Policia.