Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot është takuar me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
Ata diskutuan për aktualitetin politik në vend si dhe për agjendën e vizitës së Haradinajt në SHBA për javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.
“Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-në”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj do të udhëtojë për në SHBA për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.














