Në Makresh të Novobërdës, në lagjen Simfonia, qe një kohë të gjatë është duke pas telashe me energjinë elektrike.
Banorët e kësaj lagje thonë se KEDS-i po I refuzon orët përshkak se trafo është 4 km larg.
Ata i lutin organet përgjegjëse që të ndërmarrin hapat e duhur.
“Edhe ato ora aktuale që janë, tensioni i rrymës është shumë i dobët. Nuk e qon as hidroforin, shporetin, TV’ja po shymet… Kemi investuar në villa, kemi bo investime, kemi mbet shkretë.
Kemi bërë kërkesa. Tokat i kemi ble deri në 3 mijë euro arin, pronarët na kanë garantuar, por na kanë mashtruar”, është shprehur ai. /Indeksonline/