Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi luftën në Ukrainë me drejtuesit e tij ushtarakë, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm Valery Gerasimov.
Fotot e publikuara nga Kremlini treguan presidentin rus gjatë takimit të sotëm (10 nëntor) me Shoigu, Gerasimov dhe gjeneralin Sergei Rudskoy, kreu i Drejtorisë Kryesore Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm, në bazën e grupimit ushtarak jugor në Rostov.
“Kryekomandantit suprem iu treguan modele të reja të pajisjeve ushtarake. Kreu i shtetit dëgjoi raporte për ecurinë e operacionit special ushtarak”, tha Kremlini, raporton A2cnn.
Putin muajin e kaluar vizitoi bazën ushtarake në Rostov, ku shefi mercenar i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin filloi një rebelim të dështuar në qershor.