Në pikën kufitare në Bërnjak është bërë ndërrimi i përditshëm i njësiteve policore.
Ndërrimet bëhen çdo 12 orë.
Ndërrimi i njësiteve policore bëhet pak metra larg vendit ku është bërë bllokada nga serbët.
Sot është dita e 6-të e bllokadës së serbëve në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Kjo po bëhet për shkak të vendosjes së reciprociteteve të targave që po aplikohet nga Qeveria e Kosovës që nga dita e hënë.