Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj edhe një herë ka folur për moskonsultimin e MSH-së me Bordin Këshilldhënës për pandeminë, pasi kryesuesi i këtij bordi, Lul Raka doli kundër masave të reja.
Zemaj sot në një prononcim për media tha se “dikush po ka dëshirë ta keqpërdorë mënyrën e komunikimit, duke e përsëritur se ky bord jep këshilla vetëm kur i kërkohet.
“Bordi është një trup e formuar nga unë, nga e cila marrë këshilla sa herë kam nevojë si ministër. Si institucion zyrtar është IKSJHPK dhe MSH, duhet të bëhet dallimi. Dikush po ka dëshirë dhe arsye ta keqpërdor mënyrën e komunikimit”, tha Zemaj.
Përmes një postimi në Facebook, Raka dje ka shkruar se është kundër lirimit të masave në këtë kohë dhe se një veprim i tillë në kohë fushate e pas shtrirjes së variantit britanik të virusit është i gabuar.