Një person është gjetur pa shenja jete, në qytetin e Gjakovës.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësiteve policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar brenda burimeve të saj se burri që është gjetur i vdekur në vile është i moshës mbi 50-vjeçare.
Viktima dyshohet se pasi ka konsumuar disa barna ka pësuar arrest kardiak.