Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja të veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Vendimin përfshin 30 masa, të cilat hyjnë në fuqi nesër, më 13.11.2020 në orën 18:00.
Sipas masave që hyjnë në fuqi nga e premtja, në Prishtinë dhe disa komuna të tjera të Kosovës, pas orës 19:00 do të ketë “orë policore”.
Kurse, aktiviteti ekonomik do të lejohet nga ora 05:00 deri në orën 18:00, 19:00 ose 20:00, varësisht në cilën “zonë” të vlerësuar të rrezikshmërisë ndodhet komuna.
Komunat janë ndarë në tri zona të rrezikshmërisë, sipas numrit të të infektuarve: zona e kuqe me rrezikshmëri të lartë, zona e verdhë me rrezikshmëri mesatare dhe zona e gjelbër e cila ka rrezikshmërinë më të ulët.Komunat në “zonën e kuqe” janë: Prishtina, Podujeva, Mitrovica e Jugut, Peja, Gjakova, Gjilani dhe Ferizaj.
Këto komuna janë cilësuar me rrezik të lartë të infeksionit pasi kanë mbi 150 persona të infektuar në 100 000 banorë brenda javës.
“Jemi duke kaluar në situatën më të vështirë në 20 vjetët e fundit. Kjo situatë krahasohet vetëm me luftën. Kërkojmë mirëkuptimin e secilit. Nuk mund ta mbyllin shtetin komplet pasi do të ishte fatale, por masat do të na çojnë për një javë në shifra më të mira”, ka thënë dje Hoti.
Më poshtë ju sjellim të gjitha masat e aprovuara nga Qeveria e Kosovës.