Policia gjuajti gaz lotsjellës dhe u përlesh me demonstruesit në kryeqytetin e Libanit të shtunën pas fillimit të një proteste për shpërthimin masiv të kësaj jave që shkatërroi pjesë të mëdha të Bejrutit dhe vrau më shumë se 150 njerëz.
Mijëra njerëz u derdhën në sheshin kryesor të Bejrutit, disa prej të cilëve mbanin në dorë litarë që në mënyrë simbolike varnin politikanët e korruptuar, të cilët i fajësojnë për neglizhencën në rezervat e kimikateve që shkaktuan shpërthimin e madh në Portin e Bejrutit, njofton Klan Kosova.
Shpërthimi i madh u shkaktua nga mijëra ton nitrat amoniumi të depozituar në mënyrë jo të përshtatshme në port për më shumë se gjashtë vjet e që dyshohet se u shkaktua nga një zjarr.
Shpërthimi ishte më i madhi në historinë e Libanit dhe shkaktoi dëme në vlerë prej 10-15 miliardë dollarë, sipas guvernatorit të Bejrutit. Gjithashtu, kjo tragjedi la qindra mijëra njerëz të pastrehë.
E shtuna e protestës ishte demonstrimi i parë domethënës që nga shpërthimi dhe organizatorët planifikuan të mbanin një varrim simbolik për të vdekurit.
Ndërsa filloi protesta, grupe të vogla të rinjve filluan të hedhin gurë ndaj forcave të sigurisë.
Pranë parlamentit, policia gjuajti gaz lotsjellës ndaj protestuesve që hodhën gurë dhe që u përpoqën të kapërcejnë pengesat që çon drejt objektit