Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture sot në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Koliq, lagjja “Peraj”, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.
“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”