Gazeta Express ka siguruar listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Socialdemokrate. Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.
Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani e Shqipe Pantina po synojnë sërish pozitën e deputetit edhe për një mandat. Ata janë në mesin e 25 kandidatëve që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD-së për të kandiduar për deputetë.
Në bazë të listës që ka siguruar Gazeta Express, shihet se partia në krye me Shpend Ahmetin u ka dhënë hapësirë edhe prurjeve të reja. Vetëm tri ditë pas aderimit në PSD, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka marrë besimin e Këshillit Drejtues që të kandidojë për këtë pozitë.
Garës për t’u bërë deputete do t’i hyjë edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi. /Gazeta Express
Lista e plotë: