Presidenti i vendit Ilir Meta, në një intervistë të mbrëmshme për Opinion ka folur për zhvillimet e fundit në Shqipëri.
Meta ka paralajmëruar se po përgatitet një skenar për skenar për trazira dhe përplasje në Shqipëri dhe kjo ka në sfond edhe zhvillimet rajonale, duke përmendur edhe Kosovën, shkruan Reporteri.
“Nuk kishte kohë për të pritur të dilnim nga pandemia sepse kemi të bëjmë me një skenar për trazira dhe përplasje në Shqipëri dhe kjo ka në sfond edhe zhvillimet rajonale. Për arsye të brendshme që të provokojë opozitën, të ikë nga çështja e Kodit, të harrojë 15 kushtet e BE-së.
Ka marrë një porosit të destabilizojë, të nxehë situatën në Shqipëri. Lobit shumë të fuqizuar pro serb në Uashington siç i interesonte edhe vjet përplasja për zgjedhjet lokale.
Edhe vjet aty ishte qëllimi, të ketë përplasje dhe gjakderdhje dhe opozita e Lulit dhe Monës të shpallej organizatë terroriste. Kam shume prova dhe dokumenta qe do i bej publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to.
Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur. Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim”, u shpreh Meta, por duke mos sqaruar më tutje se për çfarë bëhet fjalë.