Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur me nderime të larta nga homologu i tij, kryetari i qytetit Ballabio në Itali, Giovani Bussola. Gjatë vizitës zyrtare, dy liderët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Vitisë dhe qytetit Lecce, duke u fokusuar në fusha si ekonomia, kultura dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Në një atmosferë miqësore dhe plot respekt, Giovani Bussola shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Halitit në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve lokale dhe theksoi rëndësinë e lidhjeve ndërkombëtare për zhvillimin e përbashkët. Nga ana tjetër, Haliti falënderoi mikpritësit italianë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e urave të reja mes Kosovës dhe Italisë.
Vizita u mbyll me një ceremoni simbolike, ku u shkëmbyen dhurata tradicionale që pasqyronin kulturat e dy vendeve. Kryetari Haliti theksoi se ky është vetëm fillimi i një partneriteti që premton projekte dhe arritje të mëdha për të dyja palët.
Për këtë vizitë të Haliti shkruan edhe mediat vendore në Itali.